ECTS

 

ECTS- informata të përgjithshme
Ç’është Bolonja ?
 
Deklarata e Bolonjës është marrëveshje “akademike” e nënshkruar në qershor të vitit 1999.   
Deklarata e Bolonjës ka për qëllim krijimin e një hapësire të përbashkët arsimore respektivisht unifikimin e sistemit të lartë arsimor në një kartë - “Magna Charta Universitatum”.
Deklarata e Bolonjës është nxitëse e reformave akademike në rajon, Evropë dhe më gjerë.
 
Ç’është ECTS-ja?
 
ECTS është shkurtesa për Europian Credit Transfer System - Sistemi Evropian i Kreditimit dhe Transferimit.
ECTS-ja garanton njohje akademike të studimeve jashtë, duke ofruar mënyrën për matjen dhe krahasimin e të arriturave të studentit dhe të transferimit të tyre prej një institucioni në tjetër.
Fillimisht është përdorur për njohjen e studimeve të kryera jashtë, me çka ka mundësuar një cilësi të lartë studimesh dhe një shkallë më të madhe mobiliteti të studentëve në Evropë, i cili duhet të realizohet në rrafshin institucional, kombëtar, regjional dhe evropian.
ECTS-ja paraqet një nga instrumentet bazë për arritjen dhe implementimin e reformave akademike sipas Deklaratës së Bolonjës.
 
Qëllimi i implementimit të ECTS-së
 
Ngritja e konkurrencës në rrafshin ndërkombëtar, duke futur drejtime të reja të modalizuara studimore
Thjeshtimi i procedurës së transferimit të studentëve si jashtë ashtu edhe brenda vendit,
Kohëzgjatja më e shkurtër e studimeve, rritja e efikasitetit dhe transparencës në studime,
Kontroll i vazhdueshëm i rezultateve gjatë studimeve dhe punë konstante e studentëve gjatë procesit mësimor
Studime sa më atraktive, duke aplikuar forma të  reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies
Mundësi për mësimin e gjuhëve të huaja, etj.
Sot synimi parësor i reformimit të universiteteve në Evropë është që të bëhet unifikimi i plan-programeve mësimore, me qëllim që të mundësohet mobiliteti sa më i madh i studentëve, të krijohet një treg i përbashkët pune, të hapen perspektiva të reja për studentët e mbarë hapësirës evropiane, etj
 
 
Ç’kuptojmë me pikë kredituese – kredit?
 
ECTS kredit e reflektojnë angazhimin e përgjithshëm të studentit
Si rregull për një vit akademik studenti duhet të fitojë 60 pikë kredituese, respektivisht 30 pikë kredituese për një semestër, dmth. për ciklin Bachelor 3 vjeçar duhet të fitohen gjithsej 180 pikë kredituese, kurse për atë 4 vjeçar 240 ECTS kredi.
Angazhimi i përgjithshëm i studentit ndërkombëtarisht njihet me termin “work load”, që nënkupton jo vetëm pjesëmarrjen aktive në ligjërata, por edhe angazhimin e tij jashtëshkollor, duke qenë aktiv në kryerjen e detyrave të shtëpisë, në realizimin e projekteve të ndryshme, seminareve, leximit të lektyrave të ndryshme, përgatitja për provimet, etj. Për një ECTS studenti duhet të ngarkohet me 25-30 orë, respektivisht 1500 - 1800 orë për një vit.
Për të bërë një kalkulim sa më të përpiktë, fillimisht duhet të përcaktohet “work-load” i studentit, dmth. sa ligjërata dhe ushtrime do të ketë lënda, çfarë angazhimesh tjera do të ketë studenti, sa kohë do t’i duhet atij të përgatitet për provim, çfarë literature do të përdorë, etj.
Zakonisht në rrethanat tona një semestër ka 15 javë mësimore (3.5 muaj), dhe nëse një lëndë ta zëmë ka një fond orësh 2+2, atëherë do të kemi: 4 x 15 = 60 + 60 orë të lira (projekte, seminare, faza përgatitore për provim, etj), dmth. gjithsej 120 orë mësimore për një semestër dhe nëse pjesëtohen me 25, atëherë kemi rreth 5 KREDI[1].
Notimi
 
Notimi do të vazhdojë të bëhet sipas notave nga 5-10, deri sa të ndryshojë Ligji për arsim sipëror i Republikës së Maqedonisë konform Bolonjës.
Por në transkriptë (në rastin tonë në indeks) mund të shtohen edhe notat relative sipas ECTS-së, të cilat janë të paraqitura në formën si vijon:
                            A                 që i përgjigjet 10-shes tonë (10% e studentëve)
                            B                 që i përgjigjet 9-shes tonë (25% e studentëve)
                    C                 që i përgjigjet 8-shes tonë (30% e studentëve)
                            D                 që i përgjigjet 7-shes tonë (25% e studentëve)
                            E që i përgjigjet 6-shes tonë (10% e studentëve)
                       
Ekzistojnë gjithashtu notat F dhe FX, me të cilat notohen studentët e dobët, me çrrastë F nënkupton se studenti nuk e ka marrë provimin, por i duhet edhe pak punë, ndërsa FX edhe shumë punë.


*      [1] Tek drejtimet specifike, siç janë artet, edukata fizike, fakultetet teknike, etj, puna qëndron pak më ndryshe, studentit i duhet më shumë punë praktike, prandaj faza përgatitore në shtëpi apo laborator mund të shkojë edhe sa trefishi i pjesëmarrjes aktive në mësim.
 
Universiteti Shtetror i Tetovës
 
Advertisement
 
U.SH.T - FSHMN - Biologji
 
Programi Studimor Biologji
SHEFI I PSB-së
 
Prof.dr Sheqibe Beadini
A K T I V I T E T E
 
Themelimi i K.S.B-së
e-mail / personeli
 
besnik.rexhepi@unite.edu.mk
 
Today, there have been 1 visitors (11 hits) on this page!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=